Një burrë nga fshati Plasë i Maliqit që vidhte biçikleta ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës.

“U arrestua shtetasi R. B., banues në fshatin Plasë, Maliq, u kap në lagjen nr. 3, Korçë, duke vjedhur biçkiletën e një shtetasi. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, javën e fundit, në lagjet nr. 10 dhe nr. 18, Korçë, ka vjedhur edhe 3 biçikleta të tjera, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikleta dhe 1 palë pinca, të cilat shtetasi R. B. i përdorte për të prerë kavot e sigurisë të biçikletave”, sqaroi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb