Çmimi i ulët i trangullit dhe domates është kthyer në shqetësimin më madhor për fermërët e Sukut dhe Samaticës. Sipas tyre kjo situatë i ka vënë në vështirësi serioze pasi cmimi i ulët nuk arrin të mbulojë dot as kostot e shpenzimeve të mëdha.
Ata pohojnë gjithashtu se aktualisht domatja po shitet me 40 lekë për kg ndërkohë që në vende të tjera tek fermeri po shitet 100 – 120 lekë teksa thekojnë se trangulli në këtë periudhë po dorëzohet pa cmimm pasi vlera është mjaft e ulët. Sipas prodhuesve kjo është lojë e përsëritur e grumbulluesve dhe këmbëngulin se në këtë situatë nderhyrja e ministrive të linjës është jetike në mënyrë që prodhimi të vlerësohet dhe të shkojë për eksport.
Fermeret shprehen gjithashtu se malli i tyre shkon në Gjermani e kudo në Europë dhe plotëson të gjitha kriteret e cilësisë së lartë.
Në zonë ka edhe fermerë që kanë lënë emigrimin për të investuar në bujqësi në vendin e tyre, por mungesa e vëmëndjes nga shteti dhe problemet me të cilat po përballen i kanë demoralizuar së tepërmi. Ata kërkojnë njëzëri më tepër vëmendje për sektorin jetik të bujqësisë, në mënyrë që djersa dhe mundi te mos shkojnë dëm.
Sipërfaqet e mëdha me sera në zonë luajnë një rol parësor në ekonominë e fermerëve.
(Balkanweb)
