Prokuroria e Krimeve të Rënda rimerr në pyetje 20 vjeçarën që filmoi ish-kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Burimet pranë organit të akuzës thonë se vajza ishte e shoqëruar nga nëna e saj dhe në gjendje të traumatizuar. Ajo i ka qëndruar kallëzimit ndaj ish kreut te Bashkisës së Peshkopisë, duke thënë se ka realizuar videon për ta diskredituar, pasi prej muajsh, ai e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook duke i kërkuar takim.
Para hetuesve, Anisa Alla tha se filmimet i kishte bërë me celular, pamje të cilat më pas i kishte kaluar në një kartmemorie të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet.
Mësohet se në pyetje është marrë edhe nëna e 20-vjeçares, e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e bashkisë por jo për filmimin e bërë.
Nëna e vajzës, mësohet se ka kërkuar ndihmë psikologjike nga prokruorët, pasi e bija është e traumatizuar.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i ish-shkreut të bashkisë ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin nga qelia. Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i kërkon gjykatës ta lirojë nga paraburgimi. Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.
Sipas akuzës, Shukri XHelili ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasivë”, me qëllim kërkimin e favoreve seksuale me 21 vjeçaren nga Dibra, të cilën e ka punësuar në institucionin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)