TIRANË- Pas dëmshpërblimit, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë. Sipas avokates së tij, pretendimi i Kuvendit për shkarkim ka qenë i paligjshëm, për këtë arsye Fullani kërkon rikthim në detyrë ose dëmshpërblim.

Gjithashtu avokatja e tij ka theksuar se nuk është provuar shkelja e etikës nga klienti i saj. “Pretendimi i Kuvendit për shkarkim i paligjshëm. Nuk u provua shkelja e etikës nga Ardian Fullani. Shkarkimi i tij u bë vetëm për shkak të arrestimit. Arresti nuk përbën shkelje të etikës. Ish-guvernatori Fullani duhet të riintegrohet në detyrë”, ka thënë avokatja.

Fullani kërkon 15 milionë lekë si dëmshpërblim moral. Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Kuvendit ka deklaruar se ligji s’parashikon rikthimin e tij në punë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: