Miss Izraeli Doron Matalon ka shkaktuar një trazirë në Liban, pas publikimit të një fotografie në të cilën shfaqet me homologen e saj nga Libani, Saly Greige ndërkohë që vendet janë në luftë .
Fotografinë ku shfaqet mbretëresha e bukurisë së Izraelit krahas përfaqësueses së tyre, disa libanezë e kanë konsideruar të rëndë dhe kanë kërkuar në rrjetet sociale, heqjen e titullit për Greigen, e cila ka pozuar me armikun.
Miss Izraeli e ka postuar foton në të cilën shfaqet duke qeshur edhe Miss Libani ndërkohë që janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në konkursin e bukurisë që do të zhvillohet në Majami më 25 janar.
Libani dhe Izraeli janë në luftë, pavarësisht se në kufirin ndërmjet tyre nuk ka pasur probleme. Libanezët rrezikojnë burgun nëse ata udhëtojnë drejt izraelit dhe të gjitha produktet izraelite janë të bllokuara në Liban.
(ar.sh/BalkanWeb)
