Eksperimenti social në një park të Nju Jorkut me protagonist Miss Israel Noa Kotsva, e cila u shfaq me një pankartë që thoshte “Unë jam një ushtar i IDF-së, më pyesni për ndonjë gjë” mori një kthesë dramatike kur një vajzë iu afrua asaj me një thikë në dorë.

“Kam dëgjuar se ka një lëvizje këtu,” tha vajza e kamufluar, teksa ekuipazhi me Miss Israelin u largua për të shmangur më të keqen.

“Ti je kriminele lufte”, i tha një tjetër qytetare 25-vjeçares Kotsva, ndërsa një tjetër e pyet “si mund të flesh e qetë?”.

“Unë fle mirë sepse e di që jam në anën e duhur të historisë”, iu përgjigj kësaj të fundit Miss Israel.

“Është marrëzi kjo që po bën. Shko në shtëpi. Nuk besoj se mund të ketë paqe tani”, komentoi një tjetër. Videoja e postuar në Instagram nga Kotsva mbyllet me Miss Israel duke qarë duke thënë se “urrejtja që mora ishte shumë e madhe. Gjithçka që doja ishte të kisha një bisedë paqësore me ta. Por është krejtësisht ndryshe të përjetosh diçka të tillë. Nuk duhet të lejojmë që gjëra të tilla të ndodhin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb