Orët e fundit portale të huaja shkruajtën se presidenti amerikan Donald Trump i ka vënë syrin Shqipërisë për të sjellë këtu 100 mijë banorë të Gazës, të refuzuar nga Egjipti dhe Jordania.
Lajmin e ka bërë me dije ndër të parët Amit Segal editor i kanalit informativ izraelit “12 News” në rrjetin X, ku shkruan:
“Ndalesa tjetër – Shqipëria?
Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend.
Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të presin refugjatë dhe pretendojnë se opsionet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”.
The next stop – Albania?
The Trump administration is in talks with the government in Tirane about the migration of up to 100,000 Gazans to the country.
Israeli sources believe Egypt and Jordan will refuse to host refugees, and claim options like Albania and Indonesia are more…
— Amit Segal (@AmitSegal) January 27, 2025
Pak kohë pas këtij postimi që u shpërnda në mënyrë të rrufeshme reagoi edhe kryeministri Rama qe e cilësoi këtë si një lajm të rremë.
“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për një kohë të gjatë—dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo është plotësisht e pavërtetë.
Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë.
Ne jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur që shumë kohë më parë.
Por Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme, dhe nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo shtet tjetër europian për këtë çështje. Megjithatë, dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamas-i të mos mund të dëmtojë më Izraelin—apo, mbi të gjitha, palestinezët vetë.”,shkroi Rama në X.
I haven’t heard something so fake in quite some time—and there’s been a lot of fake news lately! It is absolutely not true.
Full respect and solidarity for the people of Gaza, who have been dehumanized by the savage Hamas regime and have endured a hellish war following the… pic.twitter.com/82w33P79xz
— Edi Rama (@ediramaal) January 27, 2025
Një ditë më parë presidenti Trump deklaroi se dëshironte që Egjipti dhe Jordania të pranojnë më shumë emigrantë palestinezë. Në të kaluarën këto dy vende janë shprehur kundër pranimit të emigrantëve nga Gaza.
(BalkanWeb)
