Arben Ristani, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me veprimtarinë e SPAK-ut, duke e cilësuar atë si një strukturë politike dhe jo një organ të drejtësisë.

Sipas tij, SPAK-u u krijua me mbështetje të aktorëve ndërkombëtarë si George Soros dhe qeveria amerikane, dhe ka vepruar si një mekanizëm politik për të goditur kundërshtarët politikë të qeverisë. Ristani theksoi se një strategji e ngjashme është përdorur edhe në SHBA për të sulmuar Donald Trump dhe ka pasur ndikim të fortë në struktura politike të tjera. Ai ka shtuar se është e domosdoshme që SPAK-u të funksionojë vetëm në kuadër të ligjit dhe të heqë çdo lidhje me interesat politike.

Arben Ristani, anëtar i Kryesisë së PD: Drejtësia s’mund të jetë politike. Berisha e konsideron SPAK-un strukturë politike dhe jo strukturë të shtetit ligjor. SPAK u krijua nëpërmjet mbështetjes edhe të Sorosit e të qeverisë amerikane. Është e njëjta strategji që u përdor për të goditur Donald Trump në Amerikë. Lëvizja nisi që atje, u godit struktura politike atje dhe vijat kudo që ishin.

U godit kanceri atje dhe do goditen metastazat, kudo që janë. U tolerua dosja e Dibrës. U godit z Berisha, u goditën krerët e partive opozitare, Ilir Meta, Fatmir Mediu. Është mekanizëm që ka funksionuar politikisht. Duhet gjetur zgjidhja që struktura të varet vetëm nga ligji.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: