Ka nisur me tensione parlamenti edhe gjatë ditës së sotme.
Ndërsa, kryetari Niko Peleshi nisi të lexojë rendin e ditës, deputetët e opozitës kanë protestuar.
Ata mbajnë në duar pankarta, ku mbështesin studentët.
Deputetët opozitarë iu kanë rënë dhe tavolinave. Deputetët demokratë e jo vetëm mbajnë në duar edhe fotot e protestuesit hero, Klevi Metajt, që u përball i vetëm me gjashtë policë.
Në fotot që mbajnë në duar deputetët, tregohet dhuna ndaj studentëve, në protestën e tyre kundër qeverisë.
