Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani, i ftuar në emisionin Log. në News 24 u pyet nëse Berisha po ‘fton’ kriminelët të bëhen me të, teksa tha se do ta shkrijë SPAK.

Ristani deklaroi se kjo është një deklaratë vetëm politike. Ai tha se PD, kur erdhi në pushtet më 2005 shkatërroi grupet kriminale dhe se nëse Partia Demokratike vjen sërish në pushtet, “botën e nëndheshme” e pret një e ardhme më e keqe.

Arben Ristani:  Bota e nëndheshme nuk ka probleme vetëm me SPAK, por ka probleme me gjithë sistemin e drejtësisë, që duhet të funksionojë. Këto janë deklarata politike. Ajo që e pret botën e nëndheshme është shumë më tepër sesa kjo që po ndodh tani.

Grupet kriminale në kohën e PD u burgosën, futëm në burg kriminelët më me nam në vend. PD do shpallë luftë pa kompromis kundër krimit, siç e nisim më 2005.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb