Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës Tiranë.

Aksidenti krijoi panik dhe shqetësim edhe te përdoruesit e tjerë të këtij segmenti rrugor për shkak të përplasjes së fortë mes automjeteve.

Sipas informacioneve nga vendngjarja tre automjete u përfshinë  në këtë aksident ku njëra nga makinat  ‘fluturoi’ mbi barrierat mbrojtëse të rrugës. Për fat të mirë, vetëm një nga personat e përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa të tjerët kanë shpëtuar për mrekulli dhe pa pasur pasoja të rënda.

Kjo është një ngjarje që tregon rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe vëmendjen që duhet të tregojnë drejtuesit e automjeteve kur qarkullojnë sidomos gjatë natës në errësirë.

Whatsapp Image 2025 02 28 At 23.39.17

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb