Mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe numërimi i votave për primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës. Dje u votua në të gjithë vendin për primaret e demokratëve nga ku do të dalin kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndërkohë, nga vota e demokratëve në Bashkinë e Korçës, kandidati Fidel Kreka ka arritur të marrë 303 vota. Ai kryeson listën e kandidatëve si më i votuari në Korçë. Ndërsa suprizues janë votat e marra nga deputeti demokrat Edmond Spaho. Nga numërimi ka rezultuar se Spaho ka arritur të sigurojë vetëm 15 vota.
Këto janë rezultatet përfundimtare të primareve të së dielës:
Primaret në Bashkinë e Korçës
Eleina Qirici 81
Elsuida Vila 11
Arbër Male 4
Yllson Ibrahimllari 11
Ledina Alolli 164
Bledjon Nallbati 9
Kristiano Koçibelli 138
Edmond Spaho 15
Alfred Gega 29
Fidel Kreka 303
Sorina Koti 29
Xhuljana Guçe 2
Kujtim Hoxha 14
Andrea Mano 233
Genti Çela 1
(BalkanWeb)
