Disa zona të Tiranës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike mesditën e kësaj të mërkure.

Zonat e prekura janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi dhe zona e Freskut, janë pa energji prej më shumë se dy orë.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një defekt në sistemin e transmetimit.

BalkanWeb mëson se defekti ka ndodhur në zonën e “Banesave Sociale”, në Shkozë ku janë përfshirë nga flakët kabujt pranë stacionit të energjisë.

Njoftimi i OSHEE: Mori flakë transformatori

Njoftim për klientët #Tiranë
N/Stacioni Traktora

Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension nënstacionin.

Menjëherë u morën masat nga ana e #OSSH për shuarjen e flakëve, ndërsa objektet e rëndësisë së veçantë si #spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave unazore.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë dhe të Drejtorisë Rajonale Tiranë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e avarisë.

Screenshot 57
Screenshot 57

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb