Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”.

Një automjet tip “Fuoristradë”, e cila po vinte me shpejtësi në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar drejtim, duke përplasur e rrëzuar reklamat dhe pemët në anë të rrugës. Makina ka përfunduar në anë të një kanali, pranë një lavazhoje.

Zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e populluar por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Goditja e fortë e mjetit ka tmerruar banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit,të cilët kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë që qarkullimit rrugor,që po kryejnë edhe veprimet e para procedurale në vendngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb