Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama e di se do t’i humbë zgjedhjet e 11 majit dhe po përgatit terrenin për të mbajtur PS-në.
Berisha tha se Rama do të ekstradohet në SHBA nëse do të kërkohet, për çështjen McGonigal.
Sali Berisha: Edi Rama po përgatit së pari që të mos ia marrë kush PS-në, por të qëndrojë sërish kryetar.
E vërteta është se Edi Ramën e presin procese ligjore, seri procesesh ligjore në Shqipëri, por njëri është më epëror, afera McGonigal. Mos u ccudit të kërkohet për ekstradim dhe ju jap fjalën se pa asnjë hezitim do të ekstradohet në SHBA.
(BalkanWeb)
