Kandidatja e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, përmes një video në rrjetet sociale, ka treguar 3 prioritetet kryesore të Partisë Demokratike me ardhjen në pushtet.

“Pa taksa për 5 vitet e para për ata që kthehen dhe bëjnë biznes, shumë më pak taksa për bisneset aktuale dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, shprehet Çupi.

Postimi i Dhurata Çupit

“Tre prioritete të Partisë Demokratike për rininë. Pa taksa për 5 vitet e para për ata që kthehen dhe bëjnë biznes, shumë më pak taksa për bisneset aktuale dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Votoni Partinë Demokratike më 11 maj, votoni Dhurata Çupin (Tyli) më 11 maj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb