Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e opozitës dhe qytetarëve, e cila sot ka hyrë në ditën e 94-t, duke e cilësuar atë si një lëvizje që synon bashkimin e sa më shumë qytetarëve dhe rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. I ftuar në emisionin “Programi i drekës” në News24 me Nisida Tufën, Lubonja tha se kjo lëvizje nuk mund të prodhojë drejtpërdrejt një kryeministër të ri, por mund të çojë në krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhje të lira.

Sipas tij, një nga rezultatet e protestës është edhe testi që ajo i ka bërë demokracisë në Shqipëri. Lubonja argumentoi se reagimi i institucioneve ndaj protestave, sipas tij, ka treguar se vendi funksionon më shumë si një “regjim” sesa si një demokraci. Lubonja solli si shembull rastin e Zvërnecit, duke argumentuar se ngjarje të tilla nuk do të ndodhnin nëse institucionet do të funksiononin siç duhet. Ai e cilësoi Edi Ramën si figurën në krye të këtij sistemi dhe tha se kryeministri ka frikë nga humbja e pushtetit.

Analisti theksoi gjithashtu se presioni ndaj protestuesve nuk lidhet vetëm me policinë, por edhe me administratën publike dhe marrëdhëniet mes punonjësve dhe strukturave të lidhura me pushtetin apo biznesin e madh. Sipas Lubonjës, suksesi i lëvizjes varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga aftësia për të bashkuar sa më shumë qytetarë rreth kërkesës për ndryshim politik.

“Pjesa emocionale është e lidhur dhe me pjesën rracionale. Pyet; a po shkon mirë apo keq! Janë bashkë të dyja. Jam i prirur ta analizoj rracionalisht. Mendoj se ka thirrje me emocione. Ndihesh mirë kur dikush ka konsideratë, dhe ndihesh keq kur të linçojnë. Kjo lëvizje është mes protestës dhe lëvizjes dhe synon rrëzimin e kësaj qeverie. Synimi arrihet me bashkimin e sa më shumë njerëzve. Kështu, që kj synon rrëzimin e Edi Ramës dhe në këtë moment e ka kryer misionin e vetë. Nuk nxjerr kjo lëvizje asnjë kryeministër. Kjo lëvizje mund të nxjerrë një qeveri teknike që e përgatit vendin më pas për zgjedhje të lira. Disa e mendojnë se e kanë kryer këtë mision, sikur këtu ka mbarua Edi Rama dhe është kusht se kush do e zëvendësojë Ramën.”, tha ai.

Pyetjes se sa është lëkundur Edi Rama, Lubonja iu përgjigj se në nga gjërat që ka bërë protesta, është se ka bërë një test që nëse Shqipëria është demokraci apo regjim. “U provua shumë fort se jemi në regjim. Kudo ku ka protesta në botë. Në Itali kam marrë pjesë në protesta. Kur bëhet një numër i madh njerëzit, ky numër i madh bën ato kërkesat ku tregon shkeljet e qeverisë. Njerëzit janë ngritur për të rrëzuar regjimin, sistemin, dhe jo vetëm për Zvrnecin. Ajo që ndodhi në Zvërnec nuk do të kishte ndodhur, nëse SPAK do të kishte kapur Artur Shehun, por këtu bëhen gjërat si në regjim. Edi Rama është në krye të regjimit që nuk do të tërhiqet. Rama ka frikë nga rrëzimi nga pushteti. Nuk është se është vrarë frika, pasi ke njerëz në administratë që iu bëhet presion, ke njerëz që punojnë te oligarkia. Protesta është paqësore, por po të ishte kjo protestë në një vend demokratike do të ishte djegur 10 herë kryeministria. Do ta kishin tërhequr zvarrë Ramën.”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: