Të paktën 50 hipopotam dhe kafshë të tjera të mëdha kanë ngordhur ditët e fundit nga helmimi me antraksin në parkun kombëtar më të vjetër të Afrikës, në Kongo.

Fotot e shpërndara nga Parku Kombëtar Virunga tregojnë kafshët e palëvizshme që notojnë përgjatë lumit Isasa. Zyrtarët e parkut thonë se ata filluan të shfaqen javën e kaluar.

Shkaku i saktë i helmimit nuk dihet, por testet konfirmuan praninë e antraksit .

Në të njëjtën kohë po punohet për varrosjen e kafshëve të ngordhura.

Antraksi shkaktohet nga Bacillus anthracis dhe mund të jetë fatal, por zakonisht nuk përhapet lehtë. Ai mbijeton kryesisht si spore që qëndrojnë në tokë për vite me radhë përpara se të hyjnë në një kafshë përmes thithjes ose plagës.

Instituti Kongolez për Ruajtjen e Natyrës paralajmëroi banorët e zonës më të gjerë që të shmangin kafshët e egra dhe të ziejnë ujin përpara se ta pinë atë.

Virunga ka një sipërfaqe prej 7,800 kilometra katrorë (pak më e vogël se Kreta) dhe është një nga parqet kombëtare më të pasura me faunë, por edhe më të rrezikshme në Afrikë.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb