Një krijesë e pazakontë deti ka dalë në breg në plazhin e Rrjollit, në Velipojë. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, krijesa e detit është e ngordhur dhe në gjendje të dekompozuar.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një delfin.

Ai mësohet se është nxjerrë në breg nga dallgët e detit. Gjitari i detit dyshohet se është goditur nga anijet në thellësi të ujërave të Adriatikut ç’ka ka sjellë edhe ngordhjen e tij.

Delfin2
Delfin2

Delfinët njihen si krijesa më inteligjente në planet. Ata janë argëtues dhe miqësorë edhe me njerëzit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: