“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike zgjedhore. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku për të ofruar rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar një fitore historike.

Keir
Keir

Gjatë ditës së sotme, Rama ka marrë urime dhe nga homologu i tij spanjoll, kryeministri Pedros Sanchez, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb