Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Kadri Kryeziu i cili ka diskutuar për situatën politike në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se aktualisht është një situatë jo e këndshme pasi janë realizuar 21 seanca dhe akoma nuk është realizuar konstituimi i Kuvendit.Sipas tij nëse ngërci politik do të vazhdojë, do të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Situatë jo e këndshme. Janë realizuar 21 seanca dhe akoma pa rezultat. Duhet një vullnet politik në kuvendin e Kosovës. Nëse nuk ka një zgjidhje besoj se duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai
Gjatë fjalës së tij Kryeziu shprehu edhe vlerësimin për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani kur sipas tij ajo ka bërë gjithcka për të mirën e vendit si autoriteti më i lartë i vendit.
Më tej ai shtoi se mungesa e komunikimit konstruktiv e ka dërguar kuvendin në këtë situatë.
“Parlamenti është një element bazë dhe duhet të jetë në funksion. Presidentja Vjosa Osmani ka diskutuar edhe me liderët e partive dhe ka bërë gjithcka që duhet bërë për të mirën ne vendit si autoriteti më i lartë i vendit. Gjithashtu edhe mungesa e komunikimit konstruktiv e ka cuar kuvendin në këtë situatë”, përfundoi Kryeziu
(BalkanWeb)
