Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët.

“Si sot, 9 vjet më parë, këndi i lodrave te Parku i Liqenit ishte dhurata e 1 Qershorit për fëmijët e Tiranës.

Prej asaj dite nuk kemi rreshtur një ditë së punuari për ta: ndërtuam dhjetra kënde lojrash nëpër lagje, ndërtuam çerdhe, kopshte e shkolla të reja, bëmë më shumë hapësira të gjelbra e terrene sportive. Për disa prej tyre, ashtu si për këndin te Liqeni, na u desh edhe të bënim debate, të komunikonim më shumë, të merrnim vendime të vështira, por të drejta: të ecnim përpara.

Për fëmijët e Tiranës, për dritën e syve të çdo prindi, ia vlejti.

Gëzuar 1 Qershorin kalamaja!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Në kryeqytet janë organizuar një sërë aktivitetesh për të gjithë fëmijët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb