Alba Bungo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë për humbjen e të atit, regjisorit të njohur Leka Bungo, i cili u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Në postimin e saj emocional, Alba shkruan se kjo është dita më e rëndë e jetës së saj, teksa i jep lamtumirën e fundit figurës së shtrenjtë të jetës së saj.

“Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im,” shkruan ajo, duke përcjellë dhimbjen dhe mirënjohjen e thellë për të atin.

“Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret.

Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im. Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja.

Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjëjt, engjëlli im!”, shkroi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb