TIRANE – Pas Noizyt, edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj është shprehur e indinjuar për shakatë pa kripë të Ledion Liços në ‘Top Music Awards’.

Në një reagim në “Instagram”, këngëtarja e cilëson të ulët dhe cinike batutën e prezantuesit Liço, i cili tha se “Beatrix nuk është më e virgjër këtë vit”.

Një tjetër padrejtësi që ajo thotë se i është bërë në ‘Top Music është fikja e mikrofonit.

Ja reagimi i plotë: “Përsa i përket natës së kaluar: 1- Batuta e Ledionit, cinike dhe e ulët, për disa shikues më shumë ofendon për të 2-tin vit rradhazi dinjitetin tim, si femër po ju them stop. 2- Duke qenë se pretendohet të jetë një shoë me përmasa botërore, nuk i fiket mikrofoni një artisti, kur ka për të thënë diçka. Liria e fjalës apo jo? 3- Falenderoj Alban Ramosaj për emocionet që më dha mua personalisht dhe që ngriti një sallë në këmbë me performancën e tij live.”
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb