TIRANE

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, dhe ndryshe nga vitet e tjera, vëmendjen këtë herë nuk e kanë marrë vetëm personazhet, por edhe moderatorët.

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se ky spektakël këtë sezon nuk do të drejtohet nga Arbana Osmani, por nga Ledion Liço. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari, Andi Vrapi. Ai tregoi se tashmë është konfirmuar se Ledion Liço është prezantuesi i “BBVIP 3”.

“Unë besoj që prezantuesi i ‘Big Brother VIP’ do të jetë Ledioni, tashmë është e konfirmuar. Unë mendoj që ai do ta bëjë shumë mirë. Ne tentojmë që t’i paragjykojmë njerëzit që bëjnë këto ndryshime të mëdha, pasi largimi i Arbanës nga ‘Big Brother’ është një ndryshim i madh. Nuk mendoj që ka njerëz të pazëvendësueshëm në media”, tregoi ai.

Duket se shenjat e fundit kanë konfirmuar atë që prej kohësh përflitej. Moderatorja e njohur Arbana Osmani mungoi në festen që “Top Channel” organizoi. Mes shumë pjesëmarrësve ajo që u vu re ishte mungesa e moderatores, e cila nuk mori pjesë në këtë event për të festuar me pjesën tjetër të stafit të kësaj media.

Arbana vendosi që në vend të kësaj këtë festë ta festonte me miqtë e saj më të afërt dhe me stafin e restorantit të saj, të cilin e ka hapur disa javë më parë. Kaq ka mjaftuar që publiku të binden se mes moderatores dhe Ledion Liços nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, megjthëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Arbana vendosi që në vend të kësaj këtë festë ta festonte me miqtë e saj më të afërt dhe me stafin e restorantit të saj, të cilin e ka hapur disa javë më parë. Kaq ka mjaftuar që publiku të binden se mes moderatores dhe Ledion Liços nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, megjIthëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Ndërsa shpjegonte punën e saj gjatë muajve të fundit, për një sipërmarrje të re që pritet të marrë jetë së shpejti, ajo duket se iu mbylli gojën të gjithë zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i BBV3.

Përmes një statusi të fundit në “Instagram” ajo thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.
“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te Piramida”, e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga “Top Channel”.

Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.

Më pas, zërat nisën të flisnin se moderimi i BBVA mbetej i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar.

Duket se tashmë gjithçka është vendosur nga organizatorët dhe janë duke u mbyllur detajet e fundit, përpara se të startojë për publikun reality show. Të shumtë janë emrat që janë përfolur si konkurrent të këtij edicioni.

Deri më tani janë mësuar emrat e Romeo Veshajt, Adel Lami, Albi Nako, Adelina Tahiri, Graciano Tagani, Endrik Beba, Dorina Mema, Alfio Rrotani, La Fazan, Bardhi, Drini Zeqo. Ndërkohë në ditët në vijim, të tjerë emra pritet të bëhen publike, për të plotësuar kështu kastin e plotë që do të nisë spektaklin e shumëpritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb