Ndërsa sulmet kanë pasur në shënjestër programin bërthamor të Iranit, ato janë përqendruar në objektet e pasurimit të uraniumit.
Dëmtimi i këtyre objekteve nuk paraqet rrezikun e një “incidenti bërthamor” të ngjashëm me katastrofat në Çernobil apo Fukushimë, kanë thënë ekspertët për BBC Neës. Kjo sepse në një objekt pasurimi nuk ndodh reaksion bërthamor.
Në një reaktor të centralit bërthamor, atomet e uraniumit ndahen në një reaksion të kontrolluar fisioni që prodhon nxehtësi për energji elektrike dhe mbetje që janë më radioaktive sesa vetë karburanti i uraniumit.
Ndërsa objektet e pasurimit thjesht prodhojnë këtë karburant. Shkencëtari i materialeve bërthamore, Simon Middleburgh nga Universiteti i Bangor-it, shpjegon se nëse një objekt pasurimi do të bombardohej, “urani që po pasurohej do të dilte jashtë objektit – ndoshta në mjedis.
Por nuk pritet të ndodhë asnjë reaksion bërthamor dhe, për pasojë, rreziqet do të ishin të kufizuara lokalisht dhe nuk do të përbënin ndonjë rrezik radiologjik përtej një zone të vogël përjashtuese rreth objektit.”
(Balkanweb)
