Shtatë bombardues strategjikë B-2 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara janë kthyer të sigurtë të dielën në bazën ajrore Whiteman në Missouri, pas një misioni të rrezikshëm, që kishte në shënjestër objektivat më të rëndësishëm bërthamorë të Iranit.

Operacioni, i përshkruar nga zyrtarë të mbrojtjes si “sulmi më i madh i koordinuar në histori me B-2”, përfshiu një fluturim rreth 36 orësh pa ndalesë, me disa furnizime me karburant në ajër.

Pamjet video të shpërndara në mediat amerikane tregojnë avionët duke u ulur një nga një në pistën e bazës ajrore në Missouri, duke përmbyllur një mision që përshkoi gjysmën e globit.

Forcat Ajrore Amerikane nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi oraret apo detajet e plota të sulmit, megjithatë burime ushtarake kanë bërë të ditur se avionët ishin në ajër për më shumë se 36 orë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb