I pyetur në “Log.” në News24,  për përballjen me deputeten e re të PS në parlament Zegjine Çaushi, Gazment Bardhi tha se nuk i druhet pranisë së saj në parlament.

Videot e Zegjinesë drejtuar Gazment Bardhit u bënë virale në rrjet gjatë fushatës zgjedhore. Sipas Bardhit, pas Zegjinesë  qëndron shefja e saj Belinda Balluku.

“Videot e Zegjinesë i kam parë pas fushatës. Belinda Balluku është Zegjineja, me trup me qëndrim. Kjo ka mbaruar shkollën e lartë, zvkryeministrja s’ka mbaruar as të mesmen”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi: Videot e Zegjinesë i kam parë pas fushatës. Belinda Balluku është Zegjineja, me trup me qëndrim. Kjo ka mbaruar shkollën e lartë, zvkryeministrja s’ka mbaruar as të mesmen. Videot ajo i nisi ndaj meje pas denoncimit që i bëra unë për punën e saj në bashki, ku shpërndau grantet e bujqësisë duke favorizuar të jëmën, që ndërtoi shtëpinë e saj, në vend të ndërtonte bujtinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb