Gazetari dhe studenti i Dhjetorit ’90, Ilirjan Agolli, i ftuar në Log. në News24, duke folur për ngjarjet e korrikut që paraprinë më vonë fundin e regjimit, u shpreh se Ramiz Alia ishte diktator frikacak dhe një muaj pas largimit të refugjatëve nga ambasadat bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Agolli theksoi se maskarada e Aliajt me intelektualët në gusht 1990 ishte një farsë, sepse të gjithë të pranishmit ishin të klonuarit e tij.

Ilirjan Agolli: “Për mua të gjithë ata që hynë në ambasada janë kryengritës. Ishte vullkani që shpërtheu më 2 korrik. Ramiz Alia ishte diktator frikacak, i mbështetur edhe me Nexhmien, edhe ajo diktatore frikacake, të cilët ishin të rrethanat më të egra të pushtetit të tyre, por në varfërinë ekstreme të popullit.

Pasi u përcollën ata që ishin në ambasada, një muaj më pas sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ramiz Alia ishte diktatori i fundit në Evropë dhe është turp ata që as 1 vit më vonë ngritën duart për ta bërë president. Maskarada e Aliajt me intelektualët në gusht 1990 ishte një farsë, sepse të gjithë të pranishmit ishin të klonuarit e tij. Duhet të them edhe një gjë, Sigurimi i Shtetit ishte vrastar, por brenda kishte shumë injorantë.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb