Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions. Barcelona po fiton 1-2 ndaj Atletico Madrid, në “Wanda Metropolitano”. Katalanasit e nisën sfidën “zjarr”, duke shënuar dy herë, me anë të Yamal dhe Torres. Los Colchoneros nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferencat me Lookman. Kujtojmë që ndeshja e parë është mbyllur 0-2 për skuadrën e Simeones.

Në sfidën tjetër, barazim pa gola mes Liverpool dhe PSG. Theksojmë se parisienët kanë triumfuar 2-0 në aktin e parë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: