Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka fituar edhe në Gjykatën e Lartë përballjen me Evi Kokalarin. Kjo Gjykatë vendosi sot të rrëzojë rekursin e depozituar nga aktivistja shqiptaro-amerikane.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga e dëmtuara akuzuese Evi Kokalari (Angelakis), kundër vendimit nr.43 datë 11.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e bërë publik nga Gjykata e Lartë.

Img 9555
Img 9555

Rreth 2 vite më parë, Salianji fitoi gjyqin në Apelin e GJKKO-së ndaj aktivistes Kokalari pasi kjo e fundit e kishte paditur për shpifje.

“Përplasja” mes Ervin Salianjit dhe Evi Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku demokrati e cilësoi aktivisten si të sëmurë mendore, skizofrene dhe të lidhur me organizatën terroriste greke, “Agimi i Artë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb