Mesazhe të forta dhe pankarta në shqip dhe anglisht kanë shoqëruar protestën e 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në shesh janë shfaqur slogane si “70 ditë, ende së bashku” dhe “70 ditë për Shqipërinë”, duke simbolizuar vijimin e qëndresës qytetare prej 70 ditësh.
Në disa prej pankartave është përsëritur edhe kërkesa kryesore e protestuesve për largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.
“Dorëheqje, mjaft është mjaft!”, shkruhej në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit. Mesazhet e shfaqura në shesh përcjellin vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndresën, ndërsa protesta pritet të vijojë përpara Kryeministrisë.
