Një javë më parë, një person në Fier kallëzoi në polici se i vëllai kishte humbur dhe nuk po e gjenin dot. Sipas familjarëve, ai ishte larguar me motor drejt Semanit dhe prej asaj dite nuk ishte kthyer më.

Në moshën 72-vjeçare, i moshuari Mihallaq Shqepa është gjetur sot pa jetë në Seman, por nga ekzaminimi paraprak, nuk ka shenja dhune. Trupi i tij ishte dekompozuar, kjo si shkak edhe i temperaturave të larta.

Shqepa
Shqepa

Njoftimi paraprak i policisë:

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit Mihallaq Shqepa, 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb