Një ngjarje e dhunshme tronditi pushuesit ditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ku një person goditi me grushte dhe gjakosi një tjetër.

Agresori i dyshuar është i identifikuar, ai është Agim Taraj, person me precedentë penalë për dhunë dhe trafik droge, teksa ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit Albert Pashaj, pa asnjë ndërhyrje nga forcat e rendit.

Ndërkohë, mësohet se dy personat që janë përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A. T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb