Përplasja fizike e ndodhur ditën e sotme në Ksamil, ku u dhunua pronari i “Euro Hotel” Albert Pashaj, duket se nuk ka qenë një rast i veçuar. Pamje të reja të siguruara hedhin dritë mbi një tjetër përplasje mes të njëjtave palë, e cila ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Në video shfaqen Albert Pashaj dhe Agim Taraj, pronari i “Sunset Restorant”, teksa godasin njëri-tjetrin me grushta. Konflikti, që duket i ashpër, ndërpritet vetëm pasi ndërhyjnë persona të tjerë për t’i ndarë.

Ky zhvillim i ri forcon dyshimet se sherri i fundit nuk ka qenë spontan, por pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme mes dy biznesmenëve të zonës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkaku kryesor i mosmarrëveshjes lidhet me kontrollin e hapësirës së plazhit përpara hotelit të Pashajt, ku edhe ndodhi incidenti i fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb