Në një debat të zhvilluar në studion e News 24, Dorian Teliti dhe Alfred Muharremi diskutuan për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Teliti kritikoi qeverinë për përgjegjësinë ndaj ndërtimeve pa leje dhe gabimet në menaxhimin e situatës.

Ndërsa Muharremi theksoi se subjektet janë njoftuar dhe një pjesë e lirimeve po bëhen vullnetarisht.

Dorian Teliti: Lirimi i hapësirave publike, për të korrigjuar një gabim, bëhen gabime të tjera. Qeveria iu tha edhe biznesmenëve në Theth “Bravo” për investimet e tani po ua prish investimet. Një pjesë e tyre ishin antiligjore dakord, por përgjegjës për kasaphanën është kjo qeveri. Qeveria është përgjegjëse për ndërtimet pa leje. Minorancë në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk ka fuqi për imponim. Kushtetuta u shkel me 4 këmbë. Është çdo gjë show.

Pse nuk shkarkoi kryetarët e bashkisë? Janë kapur ca “cironka” dhe thonë e zgjidhëm problemin e hapësirave publike. Inspektorët thjesht kanë marrë urdhra, nuk vendosin gjë vetë. Është qeveria fajtore, por edhe bashkia, që lejon pallate të ndërtohen në lulishte në Tiranë. Këto raste nuk u panë në 30 vite? Nuk bëhen gjërat me aksione.

Alfred Muharremi: Në hapësirat publike, që po lirohen, po ndodh dhe një pjesë po bëhet në mënyrë vullnetare. Kemi njoftuar subjektet që kanë zaptuar hapësirën publike. Aksionet janë bërë dhe më herët. 83 mandate që kemi fituar janë një përgjegjësi. Lirimi i hapësirave publike ka të bëjë edhe me cilësinë e jetës së qytetarëve.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb