Ndryshimet e fundit në Kodin Penal po ngjallin debate të forta midis përfaqësuesve politikë.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, i ftuar në News 24 shprehu shqetësim për disa nene që i konsideron të pakonsultuara dhe të padrejta.
Nga ana tjetër, anëtari i Këshillit Bashkiak nga PS, Alfred Muharremi, kërkon rishikim të neneve që i duket se janë absurde.
Dorian Teliti: Ndryshimet në Kodin Penal duken të pakonsultuara. Kur shikojmë se është përgjysmuar dënimi për shpërdorim detyre dhe shohim se ka dënim për parkim dysh, kjo nuk është e drejtë. Ligjet janë shumë të mira se janë tepër të mira, të marra në Francë e në Suedi, zbatimin e kemi skandaloz. Si mund t’ju jepet liri atyre që janë në burg përjetë?
Alfred Muharremi: Duhet të kemi konsultim për ndryshimet në Kodin Penal. Më duket pa sens kjo, që duhet të shkosh në burg për parkim dysh ose për moskryerjen e kolaudimit. Besoj se do ketë ndryshime, që mos ketë nene penale absurde.
