Ministri serb i Investimeve Publike, Darko Glishiç, përjetoi probleme serioze shëndetësore gjatë një interviste televizive në mëngjes, e cila u ndërpre papritur pasi ai filloi të belbëzonte dhe nuk mund të formonte fjali.
Sipas raportimeve të mediave serbe, dyshohet se ministri ka pësuar një sulm në tru dhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai u dërgua menjëherë me urgjencë në spital për trajtim.
Darko Glishiç, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Aleksandar Vuçiç, shërben si ministër që nga maji i vitit 2024.
(Balkanweb)
