Pasi kanë plaçkitur katin e parë të televizionit më të madh në vend informativ News 24, ka nisur edhe plaçkitja në katin e dytë.

Ashtu si kanë vepruar dhe në katin e parë, persona të paidentifikuar kanë nisur plaçkitjen dhe në katin e dytë.

Ata sa duket po përgatiten të marrin kompjuterët dhe sendet personale të gazetarëve.

Agresioni i policisë dhe civilëve ndaj News 24 vazhdon, edhe pse sot gazetarë nga mbarë vendi protestuan përpara ambienteve të televizionit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: