ABSURDI/ Redaksia e lajmeve të “Panorama Group” shpallet zonë Ushtarake?! Policia e FA pengon gazetarët të aksesojnë kompjuterat, dosjet dhe sendet personale! Godina ndodhet jashtë perimetrit të KAYO
14 Gusht, 2025 11:41
Madhësia e tekstit:
Për herë të parë në historinë e medias shqiptare, një media rrethohet nga forcat e Policisë së Shtetit, asaj Ushtarake dhe punonjës të KAYO, duke u trajtuar si një zonë ushtarake, ndërkohë që brenda godinës ndodhen vetëm kompjuterë pune dhe staf gazetarësh që po kryejnë detyrën e tyre.
Prej pesë ditësh po zhvillohet një situatë absurde, e cila duket se qëllimi final ka për t’i mbyllur gojën News24, BalkanWeb, Panorama TV, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare.
Harta
Hyrja dhe redaksia e lajmeve qe pengohet nga Ushtria! Ndarja mes dy godinave eshte me mure dhe tela
Edhe pse Gjykata e Tiranës ka vendosur të zezë mbi të bardhë që, firma KAYO me ne krye Ardi Veliun, të lejojë punën e gazetarëve dhe të mos pengohet media në godinën e dytë, prone e “Panorama Group”, e cila është më kontratë të ligjshme deri në vitin 2033. Por e kundërta po ndodh në terren.
Me urdhër të Ardi Veliut, administratorit te KAYO, perimetri i News24 dhe “Panoram Group” është rrethuar nga Policia Ushtarake.
Këta të fundit pengojnë të gjitha hyrjet në redaksinë e lajmeve të “Panorama Group”, me justifikimin se është zonë e Ushtrisë.
Por ajo që është më absurde është fakti se godinat e News24 dhe Panorama Group, nuk kanë asnjë material të Ushtrisë.
Redaksia E Panorama Group
Hyrja e bllokuar per ne redaksine e Panorama Group
Brenda tyre janë pajisjet, kamerat, dosjet hetimore, kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve, spikerëve dhe drejtuesve të emisioneve investigative.
Si e tillë Policia Ushtarake pengon gazetarët të hyjnë ne redaksinë e lajmeve, marrin PC, dosjet hetimore, sendet e tyre, te cilat i ka përvetësuar ato në kundërshtim ligjin KAYO. Pra këto cilësohen si pronë të Ushtrisë, materialet e gazetareve?!