Ndërhyrja te News24 konsiderohet e paligjshme nga avokati Redi Ramaj, i cili akuzon shtetin për shkelje të shumta ligjore.
Ai deklaroi se goditja ndaj mediave është e papranueshme dhe përbën vepër penale. Sipas Ramajt, ndërhyrja është bërë pa respektuar kontratat dhe urdhrat ligjorë.
Ai kërkon që çështja të ndiqet në gjykatat ndërkombëtare.
Redi Ramaj: Shteti tregoi muskujt me News24. Ndërhyrja tek News24 është paligjshmëri. Godina e Panorama Tv ka një kontratë deri në vitin 2033. Urdhri ishte për një godinë, nuk mund të mbyllet dhe tjetra. Kjo është shkelje e ligjit. Pengesa për te prona e Panorama Tv është vepër penale. Derisa gjykata tha se punonjësit mund të hyjnë në godinën e Panorama Tv, duhet të lejoheshin të hynin. Është njësoj sikur Përmbarimi shkon në një apartament, duhet të shkojë tek ai apartament e jo të bllokojë pallatin. Moslejimi i gazetarëve te vendi i punës është vepër penale.
Të gjitha materialet që kanë qenë aty duhet t’i ktheheshin televizionit. Shteti ka shkelur disa herë ligjin. Përmbaruesi duhet të mbante një proces-verbal për ndërhyrjen te News24. News24 duhet të ndjekë çështjen ligjërisht. Unë mendoj se ka vepra penale të konsumuara. Çështja të shkojë në gjykatat ndërkombëtare. Është e rëndë që goditet kështu një media. Goditja ishte më 9 shkurt, kur gazetarët ishin pushim, kur ishte ditë e shtunë dhe ishte qetësi.
