Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Shkurte Fejza, i është drejtuar me një mesazh publik e prekës kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje institucioneve për dialog, mirëkuptim dhe një zgjidhje të drejtë ndaj shqetësimeve të studentëve.

Përmes këtij mesazhi, të cilin e ka cilësuar si një “lutje me zemër për Shqipërinë”, artistja e mirënjohur thekson se zëri i saj vjen jo vetëm si artiste, por mbi të gjitha si nënë që dëshiron ta shohë rininë shqiptare të jetojë me shpresë, dinjitet dhe besim të plotë në të ardhmen e atdheut.

Fejza i ka kërkuar drejtpërdrejt kreut të qeverisë gjetjen e një rruge mirëkuptimi dhe një zgjidhjeje të arsyeshme që do t’u kthente qetësinë familjeve dhe do të shmangte thellimin e mëtejshëm të ndasive mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit.

Më tej, duke u ndalur te fuqia e artit dhe fjalës për të bashkuar njerëzit, këngëtarja e sheh si një urë bashkimi kombëtar. Ajo ka nënvizuar respektin e saj për institucionet dhe dashurinë e pakushtëzuar për popullin shqiptar, duke u lutur që kjo situatë të mbyllet me një zgjidhje të mirë e me dobi për të gjithë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb