Eksperti ligjor Franc Nuri në një intervistë në studion e News24 me moderatorin Renaldo Salianji, e ka cilësuar situatën e krijuar prej më shumë se 10 ditësh me godinën e News24 që mbahet e pushtuar nga “KAYO” dhe policia ushtarake, në shkelje totale të ligjit e Kushtetutës.
Nuri renditi disa prej hapave të paligjshëm që ndërmori kompania “KAYO” duke filluar prej 9 gushtit, kur “pushtoi” godinën në mënyrë të befasishme dhe pa asnjë lajmërim.
Juristi Franc Nuri tha se fillesat e paligjshmërisë nisin që me VKM që i jep kompanisë një pronë e cila është e bashkisë së Tiranës dhe kjo e fundit nuk ka dhënë dakordësinë.
“Kushtetuta që mbron pronën private dhe ligji për qeverisjen vendore e ka të përcaktuar që do të duhet këshilli bashkiak të jepte dakordësinë që kjo pronë e cila i përkiste bashkisë, do të duhej të jepte dakordësinë në mënyrë që qeveria ta delegonte, duke marrë në fillim miratimin.
Kjo gjë nuk ka ndodhur, është tejkalim dhe shkelje e rëndë ligjore dhe një VKM e tillë smund të merrej parasysh, kjo cënon të drejtën e pronës dhe cdo akt i marrë më pas është i cënueshëm”.
Më tej ai e quajti, shkelje ligjore dhe vetëgjyqësi, aksionin e kompanisë ushtarake “KAYO” e cila e zbatoi vetë vendimin e qeverisë pa e dërguar në gjykatë dhe pa përfshirë në këtë aksion shërbimin përmbarimor.
Më tej, ai përmendi mosrespektimin e vendimit të gjykatës së Tiranës për moslejimin e gazetarëve të aksesojnë në godinën që nuk është në pronë të “KAYO”-s.
“Ky është rast i rëndë skandaloz me cënimin e lirisë së medias, me cënimin e pronës, sendeve të gazetarëve, dosjet investigative, ky tv ka disa emisione investigative, që nuk dihet ku kanë përfunduar. Ska një person që të dalë të thotë ku kanë shkuar. Cdo veprim që po kryhet prej disa ditësh është në paligjshmëri totale”, tha eksperti ligjor Franc Nuri.
Franc Nuri: Kushtetuta që mbron pronën private dhe ligji për qeverisjen vendore e ka të përcaktuar që do të duhet këshilli bashkiak të jepte dakordësinë që kjo pronë e cila i përkiste bashkisë, do të duhej të jepte dakordësinë në mënyrë që qeveria ta delegonte, duke marrë në fillim miratimin.
Kjo gjë nuk ka ndodhur, është tejkalim dhe shkelje e rëndë ligjore dhe një VKM e tillë smund të merrej parasysh, kjo cënon të drejtën e pronës dhe cdo akt i marrë më pas është i cënueshëm.
Ne e kuptojmë dhe urgjencën që mund të ketë patur kompania private që ka përdorur këtë mekanizëm duke kapërcyer kompetencat, një vendimarrje e veprim i kryer të shtunën, ditë pushimi zyrtar në orën 6 të mëngjesit.
Në këtë rast duhet ti drejtohesh me shkrim, duhet ti lësh një afat të arsyeshëm, më pas duhet ti drejtohesh gjykatës dhe duhet të marrë formë të prerë për lirimin e godinës, atëherë merret vendimi dhe i dërgohet shërbimit përmbarimor. Hapi zyrtar që duhet të ndiqte KAYO duhet të kalonte në gjykatë më pas në përmbarim shtetëror ose privat,. Nuk mund ta zbatosh vetë dhe me forcë, megjithëse e quan veten pronar.
Megjithëse je kompani dhe kontrollohesh nga entitetet qeveritare, kjo nuk të jep të drejtë që të kërkosh ndihmë te policia e shtetit por ti drejtohesh gjykatës si cdo individ.
Kjo tregon se ka vetëgjyqësi, shkelje, shpërdorim detyre, duke e marrë të drejtën e vet me forcë. Ky është rast i rëndë skandaloz me cënimin e lirisë së medias, me cënimin e pronës, sendeve të gazetarëve, dosjet investigative, ky tv ka disa emisione investigative, që nuk dihet ku kanë përfunduar. Ska një person që të dalë të thotë ku kanë shkuar. Cdo veprim që po kryhet prej disa ditësh është në paligjshmëri totale.
Nuk po zbatohet vendimi i gjykatës së Tiranës për aksesimin e gazetarëve në ambientin që nuk është pjesë e KAYO-s.
(BalkanWeb)
