Situata te Kryeministria është kthyer në kaos. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” forcat e policisë shihen të shumtë në numër, duke hedhur gaz lotsjellës masivisht drejt të rinjve.
Studentë, gjimnazistë protestojnë prej katër ditësh në Tiranë dhe jo vetëm.
Vala e protestave ka përfshirë edhe qytete të tjera, ku studentë e gjimnazistë ka bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar masivisht.
Protesta e cila nisi të Ministria e Arsimit është zhvendosur prej disa orësh te Kryeministria. Të rinjtë nuk dorëzohen përballë gazit lotsjellës dhe ujit me presion të hedhur masivisht nga policia.
Efektivë të policisë kanë shoqëruar edhe protestues gjatë kësaj protestë në mënyrë të dhunshme.
