Aktori Neritan Liçaj ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj televizionit News24, duke e cilësuar ngjarjen si një akt terrorist.
Ai ka drejtuar akuza të forta ndaj Ardi Veliut, të cilin e përshkroi si “sahanlëpirës”, që ka me dhjetëra padi në SPAK. Liçaj u shpreh se qeveria aktuale po mban pushtetin me dhunë dhe frikë, duke larguar miliona shqiptarë nga vendi.
Ai kritikoi thellësisht edhe elitën politike dhe apatinë e shoqërisë shqiptare. Megjithatë, aktori shprehu shpresë se reagimi qytetar do të rritet dhe ndryshimi do të vijë.
Aktori Neritan Liçaj: Sulmi ndaj News24 ngjante si sulm terrorist. Rama ka shpikur kulturën e tritolit. Të kuqtë kështu janë, llum janë, tritol këtu e aty, gangster këtu e aty, e majta nuk ka fituar asnjëherë pastër, të fitojë ndershëm. PS ka larguar nga vendi mbi 1 milionë njerëz nga Shqipëria. Këta për të mbajtur pushtetin bëhen vartës të Athinës dhe të Beogradit. Këtë mandat do ta mbajë me dhunë e terror, sepse ky kryeministër nuk ka fituar zgjedhjet. Nuk ngrihet askush, sepse kanë frikë. Kemi elitë të shpërfytyruar, populli ka bërë pakt me varfërinë.
Jemi popull apatik, njerëzit janë të pakënaqur, por nuk dalin në protestë. Edhe ka shpresë që Shqipëria do të bëhet. Unë shpresoj që reagimi të rritet sa më shumë. Si mund të jesh progresist dhe të prishësh Teatrin. Ardi Veliu është një sahanlapirës, kokën e ka si nallane burgu, ka shumë padi në SPAK. Ai te partia e ndjen veten rehat, jashtë partisë nuk funksionon dot. Të vijë si hajdutë në 4 të mëngjesit, atë di të bëjë. Këta nxjerrin pleqtë e gratë e fëmijët nga shtëpitë e tyre.
