Zbardhen identitet e dy inspektorëve të arrestuar të IMT-së, dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se pas hekurave përfunduan Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla.
Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenda (Tenda lokali), ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat.
BalkanWeb mëson se arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.
(BalkanWeb)
