Futbolli italian është përfshirë në një krizë të vërtetë për të cilën duhen vite e vite për t’u rikuperuar, për t’u rikthyer edhe një herë në nivele të larta. Pas dështuan për herë të tretë radhazi për t’u kualifikuar në Botëror, Italia e sheh veten tani edhe jashtë Kupave Evropiane.

Bologna dhe Fiorentina ishin dy ekipet e fundit të mbetura në valle, por dhe këto dy ekipe “lan duar” me Europa dhe Conference League, të dyja dolën jashtë në fazën çerekfinale. Për herë të parë pas 39 vitesh, Italia e sheh veten pa asnjë ekip në fazën gjysmëfinale të Kupave Evropiane.

Diçka e tillë, për herë të fundit ndodhte në sezonin 1986-87.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb