Regjisori shqiptar Dhimitër Anagnosti, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në kinematografinë shqiptare.

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar me dhimbje për këtë humbje të madhe, duke e quajtur Anagnostin “diktatori i së bukurës”.

Në një postim prekës, ai thekson se nuk ka të dytë si Anagnosti dhe se kinemaja shqiptare është sot më e varfër. Ngushëllimet e tij shkojnë për familjen e regjisorit, ndërsa vlerëson lart veprën e tij.

Postimi i aktorit Mevlan Shanaj:

Lamtumirë “diktatori i së bukuŕës”,  maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar!Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai!Shqipëria  sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost!Sa të pasur na e ke lënë  dijen për jetën shqiptare!Ngushëllime Roza, Juna, Era!

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb