Në Programin e Drekës në News24 ishte e ftuar drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” Anila Pulaha e cila diskutoi për nisjen e vitit të ri shkollor, dhe për rregullat e reja që janë vendosur për mos lejimin e aparateve celularë gjatë orës së mësimit. Ajo shprehu gëzimin për nisjen e vitit të ri shkollor teksa tha se është e rëndësishme që prindërit duhet të jenë në krah të mësueseve.
“Ne jemi të gëzuar për vitin e ri shkollor dhe na kishte munguar edhe gjallëria e tyre. Ne do të donim që edhe prindërit të ishin prezent sa më shumë tek fëmijët.Prindërit duhet të jenë në krah të mësuesve. Ne kemi disa rregulla të reja të cilët do të respektohen për të mirën e shkollës por edhe të fëmijëve”, tha ajo
Gjatë fjalës së saj ajo u ndal edhe tek ndalimi i celularëve në orën e mësimit. Pulaha shtoi më tej se prindërit janë gjithmonë në kontakt me të dhe stafin pedagogjik të shkollës.
Sipas saj ata janë të lajmëruar për rregullat e reja të vendosura edhe pse shpesh-herë ata nuk mund të kenë mundësi për kontrollin e tyre.
“Përdorimi i celularit në shkollë , është problematike. Prindërit janë gjithmonë në kontakt nga mua personalisht, por edhe nga stafi pedagogjik i shkollës. Ata janë lajmëruar për rregullat në shkollë. Problemi i telefonit nuk mbaron, por ajo është shpesh herë edhe nisja e konlikteve dhe debateve midis njeri-tjetrit. Jo të gjithë prindërit e kanë kontrollin e fëmijëve të tyre. Mësuesi është një model frymëzimi. Nxënësit duhet të aplikojnë edhe ushqimin me vete. Psikologu në shkolla mund të them se është një rëndësi e madhe”, përfundoi Pulaha
(BalkanWeb)
