Franca ia del të fitojë, por vuan pafund ndaj Islandës, me VAR që shpëton “gjelat” vetëm në fundin e ndeshjes. Sfida filloi më mirë për miqtë që gjetën golin që në minutën e 21 falë realizimit nga Gudjonhsen. Megjithatë vendasit e Didier Deschamps do të gjenin barazpeshën vetëm në fundin e fraksionit të parë, teksa Kylian Mbappe do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një gol që e dërgon yllin e Real Madrid në kuotën e 52 realizmeve me “Les Bleues”, duke parakaluar një legjendë të vërtetësi Thierry Henry. Objektivi i radhës është Olivier Giroud që ka 5 gola më shumë se ka Mbappe.

Goli i dytë dhe i fitores do të vinte në nisjen e pjesës së dytë me sulmuesin e PSG që në minutën e 62 shfrytëzon asistin perfekt të Mbappe duke fiksuar shifrat 2-1. Por Franca nuk do ta kishte të thjeshtë deri në fund. Për të kompletuar gjërat për “gjelat” mendoi vetë mesfushori Tchoumeni, i cili u largua nga fusha e blertë me karton të kuq, në mesin e fraksionit të dytë, ndërsa episodi kulminant i ndeshjes do të vinte në minutën e 88, me Gudjonsen që do të realizonte golin e barazimit 2-25 duke shtangur të pranishmit në “Parkun e Princave”, por do të ishte VAR shpëtimtari për ekipin e Deshcamps, pasi goli do të anulohej për një faull të shkaktuar para momentit të shënimit të golit.

Një sukses i rëndësishëm, por i vuajtur për francezët, që falë këtyre 3 pikëve ruajnë vendin e parë me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, në grupin D eleminator.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb